Raportimi për ndërhyrjen e BE në ODIHR, ambasadori Gonzato: E rremë, mbështesim pavarësinë e tyre

2 Maj 2025, 11:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Raportimi për ndërhyrjen e BE në ODIHR, ambasadori Gonzato: E

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ka folur për gazetarët krah kryrekomisionerit të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi pas takimit të tyre në ambientet e KQZ.

Gonzato: Lajmi që u përhap se ne kemi ndikuar te ODIHR për të hequr emra është i rremë. Çdo aktor politik e di metodologjinë e përdorur nga ODIHR në raporte te tyre. Ata janë të pavarur dhe ne e mbështetim këtë.

Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme, pasi janë të parat pas hapjes së negociatave me Shqipërinë për interesimin. Takova zotin Celibashi sepse doja një përditësim si mund të mbështesim komisionin. Kemi besim të plotë tek ta dhe do vijojmë mbështetjen pas zgjedhjes financiarisht dhe besojmë se kanë bërë një punë të shkëlqyer.

 

Po ndodh...

ide