Reagon Alibeaj: Shpifjet e Berishës janë një refren i njohur në politikën shqiptare

31 Mars 2023, 17:07 / POLITIKË ALFA PRESS

Reagon Alibeaj: Shpifjet e Berishës janë një refren i njohur

Kreu i PD Enkelejd Alibeaj ka reaguar përmes një postimi, ku ka hedhur poshtë akuzat e Berishës. Ai i quan shpifjet e tij, një refren i përsëritur dhe i njohur në politikën shqiptare.

Postimi i plotë

Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.
Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët.
Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë.

 

Po ndodh...