Rikthimi në Apel i Vulës dhe Logos së PD, Berisha kundër Gjykatës së Lartë

27 Dhjetor 2023, 14:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Rikthimi në Apel i Vulës dhe Logos së PD, Berisha kundër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për të rikthyer çështjen e vulës dhe të logos së PD në Apel. Ai tha se kjo gjykatë nuk u ngrit në lartësinë e misionit dhe është kundra saj.

Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë vendimin e Apelit. Aktualisht në fuqi është vendimi i shkallës së parë, pasi Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në shkallën e parë, por në Apel. Duke mbajtur një qëndrim disiplinues, ajo kërkon që mos të jetë ajo. Është vendim i gabuar.

Gjykata e Lartë për mendimin tim, vendim tjetër nuk mund të merrte përveçse njohjen përfundimtare të Gjykatës së Faktit. Ishte skandaloze. E patë protestën sot? Është fillimi i përballjes. Ju garantoj se ka një vullnet, dhe revoltë te demokratët. Kjo parti lufton për Rithemelimin e pluralizimit”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Po ndodh...

ide