Rinumërimi i Fierit nis nesër, procesi mund të vendosë ndryshimin e mandatit të 16-të

29 Qershor 2025, 17:53 / POLITIKË ALFA PRESS
Rinumërimi i Fierit nis nesër, procesi mund të vendosë

Të hënën (30) në pallatin e sportit “Farie Hoti” nis rinumërimi i plotë të 587 kutive të votimit në qarkun Fier. Ky proces mund të ndikojë në mandatin e 16-të në këtë qark dhe të ndryshojë përbërjen e deputetëve në Kuvend.

Në zgjedhjet e 11 majit, në Fier u ndanë 16 mandate: 12 për Partinë Socialiste dhe 4 për Partinë Demokratike. Mandati i 16-të, sipas rezultateve fillestare, i takon Partisë Socialiste.

Kandidatit Azmer Dulević nga Nisma Shqipëria Bëhet i duhen 519 vota për të marrë mandatin e 16-të në Fier. Procesi i rinumërimit të plotë të 587 kutive do të vendosë për balancën e parlamentit të ardhshëm.

Rinumërimi mund të sjellë ndryshime edhe brenda listës së Partisë Socialiste në Fier. Sipas rezultateve të votës preferenciale, 7 nga 12 mandatet e PS-së janë fituar nga kandidatët me votë të drejtpërdrejtë. Diferencat mes kandidatëve janë të ngushta dhe në rast ndryshimesh pas rinumërimit ato mund të ndikojnë në renditjen e tyre në listë.

Pas rinumërimit të Fierit edhe për Durrësin, 360 QV nga ku 85 janë të diasporës do t’i nënshtrohen procesit të rinumërimit.

Po ndodh...