Rithemelimi bllokon Kuvendin prej 4 muajsh, reagon ambasadori holandez: Për të ardhur keq, të kthehet normaliteti

1 Mars 2024, 20:34 / POLITIKË ALFA PRESS

Rithemelimi bllokon Kuvendin prej 4 muajsh, reagon ambasadori holandez: Për
Ambasadori i Holandës Reinout Vos në vendin tonë u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të kthejnë normalitetin në Kuvend.

Nga Korça, ambasadori Reinout Vos, komentoi skenarin e bllokimit të punës në Kuvend nga Rithemelimi, duke thënë se është për të ardhur keq nga kjo situatë e krijuar prej muajsh. Ambasadori Reinout Vos thekson se është e rëndësishme që Kuvendi t’i kthehet rrugës institucionale.

– Mbledhja e Samitit a ka shance Shqipëria për hapjen e negociatave?

Negociatat kanë nisur tashmë por besoj se per kapitullin e ri, grupin e ri të kapitujve ky është vendim që do të merret nga këshilli jam pozitiv që do të jepet. Ky është një proçes që është në vazhdim, nuk ka arsye pse të mos hapet së shpejti dhe është një vendim që do të merret.

-Prej disa muajsh opozita bllokon punimet në parlament, a duhet ti rikthehen parlamentit?

Në një vend demokratik parlamenti është zemra e gjithë shtetit dhe është për të ardhur keq që për një muaj procedurat parlamentare nuk kanë qënë në rrjedhën e duhur. Unë i bej thirrje partive politike që ti rikthen këtij procesi institucional të parlamentit në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse parlamenti është zemra e demokracisë.

-Opozita i është drejtuar të gjitha ambasadave për shkeljen e të drejtave të tyre, a ka ardhur një thirrje te ju?

Të gjitha partitë politike duhet të kontribojnë ne procedurat normale të jetës parlamentare. Për këtë arsye ne kemi bashkëpunim dhe bashkëbisedim të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike në Shqipëri.

-Kodi zgjedhor si do procedohet.

Është pak a shumë e njëjta pyetje, për momentin kemi këto bllokime të procedurave parlamentare dhe reforma elektorale është një prej ketyre proceduarave që është e bllokuar.

-Opozita kërkon mbledhjen e komisionit parlamentar dhe maxhoranca e kundërshton.

Evropa eshtë përbërë nga uniteti e diversiteti e për rrjedhojë nuk kemi një recetë fikse se si do të organizohet demokracia në institucionet tona. Kjo varet nga vetë ne , vetë nga institucionet Shqiptare për ti riorganizuar këto elementë.