Rreth 637 familje hyjnë në shtëpitë e reja brenda nëntorit! Rama në Shijak: Do merrni banesat me dokumentacion

Kryeministri Edi Rama u ka premtuar qytetarëve në Shijak që u prekën nga tërmeti se do të marrin banesat dhe dokumentacionit pa paguar asgjë. Para hedhjes së shortit për të caktuar shkallën e katin e apartamentit në 31 pallatet e reja ku brenda nëntorit do të akomodohen 637 familje, Rama u shpreh se ia kanë bërë gjakun helm me ata që thonin se shtëpitë nuk do t’i merrnin asnjëherë dhe se qeveria po i gënjente.
“Kërcet rrena si në harados. Nuk guxon të hapësh televizorin apo portalin se të mbysin në rrena e ta bëjnë gjakun helm. Rrenë që do dhjetëfishohen gjobat për biznesin e vogël. Ata janë motori më i rëndësishëm i gjithë rrjetit të ekonomisë sonë.
Gjobat do të rriten deri në 10-fish për të mëdhenjtë që abuzojnë ndërsa për të vegjlit do vazhdojë taksa zero, mbështetja maksimale. Rrena e shpërndarë njësoj siç mund të dalë sot që kryetari i bashkisë më ka lënë pa shtëpi. I gëzofshi shtëpitë, do i merrni me tapi dhe nuk do paguani asnjë kokërr leku. Jua bënë gjakun helm se thonin do jua shesin shtëpitë, nuk do jua japin fare. Është e juaja, ta gëzoni, mund ta shisni apo ta mbani. Bëni çfarë të doni”, tha Rama.
Kreu i qeverisë ka konfirmuar se Elton Arbana do të garojë në siglën e PS si kryetar i bashkisë së Shijakut në zgjedhjet vendore të 14 majit. Më pas tregoi bisedën me një emigrant që e kishte komplimentuar qeverinë për punën e bërë për zhvillimin e Shijakut.
“Pa diskutim në një lagje që nuk ka krahasim me atë që ishit. Në katet e para të godinave të reja janë njësitë e shërbimit, ato janë ndryshe nga çfarë ishin. Lagjia do të jetë e re, me jetë, me sens komuniteti dhe solidariteti social.
Takuam një emigrant nga Shijaku që kishte ardhur për të marrë shtëpinë. S’ka kompliment më të madh se kur emigrantët çmojnë punën se është një vlerësim i dikujt që e shikon realitetin më mirë sepse ka dhe distancën e kohës dhe një sens më të fortë të ndryshimit. Kur ne e shohim njëri-tjetrin rrallë, e shohim si ka ndryshuar tjetri.
Fjalët e tij ishin kompliment i madh, vlerësimi për transformimin në këtë zonë dhe patjetër që është meritë e kryetarit tuaj të bashkisë, i cili është treguar një zgjedhje jashtëzakonisht e duhur. Ne e duam prap kryetar bashkie”, tha Rama.
Rama kishte një kërkesë për banorët që të mos vendosin kondicionerë në mure sepse do të vënë panele diellore që çmimi i energjisë të jetë më i ulët dhe dimri të mos jetë aq i vështirë për ta.
-
-
Video/ Kur Berisha kërkonte me çdo kusht të bashkohej me Ramën
7 Nëntor, 12:13
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


