“Rrugët tona ndahen!”/ Pasi u sulmua fizikisht nga Flamur Noka, Agron Shehaj njofton divorcin me PD

19 Dhjetor 2024, 16:28 / POLITIKË ALFA PRESS

“Rrugët tona ndahen!”/ Pasi u sulmua fizikisht nga Flamur Noka,

Agron Shehaj, ka njoftuar ndarjen përfundimtare me Partinë Demokratike, pas përplasjeve fizike sot në Kuvend me Flamur Nokën dhe debatin me Gazment Bardhin.

Shehaj pranoi se ka pasur komunikime me PD-në, por pas ditës së sotme gjithçka zerohet. “Rrugët tona ndahen”, tha ai gjatë deklaratës për mediat, jashtë Kuvendit.

Shehaj bllokoi foltoren e Kuvendit për rreth 3 orë. Ai u shty nga deputeti i PD, Flamur Noka dhe për pasojë Shehaj lajmëroi ndarjen nga Partia Demokratike.

 

Po ndodh...