
Sa do na e bëni rrogën në mandatin e katërt? Ja si i përgjigjet kryeministri mësueses në Lushnjë

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një bisedë me mësuesit e Lushnjës.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mësuesit janë një ndër kategoritë shoqërore që janë të vlerësuara financiarisht në vendin tonë.
Kryeministri tha se sot paga mesatare e mësuesve ka shkrua në 930 euro. Sakaq ai theksoi se paga duhet të ishte më tepër, ndërsa patoni se është i vetëdijshëm për këtë.
Rama u pyet nga një mësuese se sa “do e çojë rrogën e mësuesve në mandatin e katërt”.
Rama tha se së shpejti do të bëjë hanin tjetër ku do të paraqesë objektivat për mandatin e katërt, përfshirë këtu edhe rrogat e mësuesve.
Rama: Do bëjmë së shpejti edhe hapin tjetër të paraqitjes së objektivave, e keni dëgjuar besoj që mua më thonë ky ja di këtij populli dele se njëherë me tepsi, njëherë me kazan, njëherë me timon, tani me bufë e me kënete dhe s’ka program. Këto llojë qershish mbi tortë janë mjete komunikimi dhe thjeshtëzojnë komunikimin por nuk janë absolutisht as program, as tërësia e arsyeve se pse ne duam mandate.
Falë programit tonë sot Shqipëria është tjetër nga ajo që ishte, Shqipëria sot një hap larg realizmit të një ëndrre shumë të vjetër. Nuk ka pasur BE në kohën e Skënderbeut por gjithmonë ka pasur prirje të brendshme të shqiptarëve për të parë në diell, aty ku dielli lind andej nga perëndon.
Nëse ne nuk do kishim objektiva ne nuk do ishim do në kushtet që ti merrnim BE dakordësinë për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027. Sot të gjithë në BE e thonë me gojën plotë Shqipëria dhe Mali i Zi janë më afër.
Drejt Shqipërisë 2030 do bëjmë hapa të mëdhenj, më të mëdhenj se sot. Janë bërë shumë gjëra gati, janë thyer shumë tabu.
Sigurisht do i ndajmë më publikun objektivat që kemi për pagat, biznesin, çiftet e reja, edhe pak durim dhe do ju tregojmë saktësisht të gjitha ato që kemi, jo se nuk i di, por nuk dua të prish planin.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128