Pamjet e fundit të grupit të DNK-së para se të ndërronin jetë në zjarrin në Maqedoni

17 Mars 2025, 15:14 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Pamjet e fundit të grupit të DNK-së para se të

Një zjarr tragjik në një diskotekë në Koçan, Maqedonia e Veriut, i mori jetën disa anëtarëve të grupit të njohur hip-hop DNK dhe stafit të tyre. Mes viktimave ishin këngëtari Andrej Gorgievski, bateristi Gjorgi Georgiev, pianisti Filip Stevanovski, fotografi Aleksandar Efremov, si dhe Sara Projkovska dhe kitaristi Aleksandar Kolarov.

Sipas dëshmive, Gorgievski u pa për herë të fundit duke u kthyer brenda në diskotekë për të shpëtuar të rinjtë, një akt heroik që fatkeqësisht i kushtoi jetën. Grupi DNK, i themeluar në fillim të viteve 2000 nga Vladimir Blazev – Panço dhe Gorgievski, ka qenë një emër i rëndësishëm në skenën hip-hop dhe R’n’B maqedonase, me hite si “Fala” dhe “Ako utre me nema”.

Kjo tragjedi ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore dhe në zemrat e fansave, ndërsa kujtimi i tyre do të jetojë përmes muzikës që lanë pas.

Po ndodh...