Sabotuan interpelancën për Kosovën, Çollaku: Do ta thërrasë Ramën për nongratat në parlament dhe Rithemelimi nuk e shpëton dot!

4 Tetor 2023, 19:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Sabotuan interpelancën për Kosovën, Çollaku: Do ta

Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka reaguar sërish ashpër ndaj asaj që ndodhi në Kryesinë e Kuvendit ditën e sotme, ku deputetët socialistë dhe përkrahësit e Sali Berishës me në krye Gazment Bardhin, u bënë bashkë dhe bllokuan interpelancën me Edi Ramën për Kosovën.

Çollaku i cili ishte edhe dorëzursi i kësaj interpelance në emër të PD-së, ka paralajmëruar nëpërmjet një shënimi të shkurtër në FB, se do ta thërrasë sërish kryeministrin në parlamente për të treguar deputetët non grata që janë shpallur së fundmi dhe emrat e tyre fshihen për publikun.

Nënkryetari i PD thekson se këtë herë, rithemelimsat e Sali Berishës, nuk do të mundet ta shpëtojnë dot Edi Ramën siç bënë me dhënien llogari për qëndrimet e tij të dyshimta ndaj Kosovës.

"Ed Ramën shumë shpejt do ta thërras në Interpelancë për fshehjen e Non Gratave në parlament..dhe këtu Rithemelimi nuk e ndihmon dot", paralajmëron Çollaku.

Durimi është virtyt (thonin latinët).

Po ndodh...

ide