Safet Gjici apelon vendimin që refuzoi lirinë e tij para kohe, ekspertët mjekësorë do të përcaktojnë gjendjen shëndetësore

28 Prill 2025, 12:38 / POLITIKË ALFA PRESS
Safet Gjici apelon vendimin që refuzoi lirinë e tij para kohe,

Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici është ankuar në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm për vendimin e gjykatës së Elbasanit që i rrëzoi vendimin për lirim para kohe.

Mbrojtësi ligjor Përparim Kulluri kërkoi nga gjykata caktimin e ekspertëve që të përcaktojnë gjendjen shëndetësore të klientit të tij, kërkesë e cila u pranua nga trupa e gjykimit.

Në seancën e radhës të datës 12 maj, në Apel pritet të paraqiten ekspertët dhe t’i japin gjykatës aktet e përgatitura, të cilat do të tregojnë ne rast se ish kryebashkiaku socialist është apo jo në gjendje të marrë trajtim të nevojshëm mjekësor në kushtet e burgut, apo nëse i rrezizohet jeta nga qëndrimi në qeli.

Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv nga Apeli i GJKKO.

Ai u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 dhe u dënua përfundimisht nga Apeli i Posaccëm në muajin qershor të këtij viti me 4 vite e 6 muaj burg, dënim i cili u reduntua në 3 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Po ndodh...

ide