Sali Berisha kritikon PS-në: Ajo është parti e Njëshit!

Gjatë fjalimit të tij të përnatshëm, Sali Berisha, i cili konsiderohet nga përkrahësit e tij si "lexhenda" e PD dhe i pazëvendësueshëm sa të jetë gjallë, ka kritikuar Partinë Socilaliste se është kthyer në parti të Edi Ramës, e Njëshit.
Kjo deklaratë ja habitur shumëkënd pasi njësoj si Edi Rama në PS, edhe Sali Berisha në grupimin e tij është lideri absolut me të cilin indentifikohet e gjithë partia që drejton.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetje më të përzemërta, mirënjohjen të pakufishme ndaj jush, qëndrestarëve dhe qendrestareve të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Të dashur miq!
Sot para shqiptarëve doli me të gjithë lakuriqësinë e tij të shëmtuar, kongresi i partisë me katër emra, i cili në dallim nga çdo kongres tjetër në 83 vite, sanksionoi se ajo parti, në atë parti nuk ekziston asnjë forum tjetër, asnjë anëtar forumesh të tjera, ekziston njishi, njishi dhe të gjithë të tjerët janë zero me bisht pas tij.
Në këtë kontekst, mund ta vlerësojmë kongresin si aktin politik të metamorfozës së rilindjes, metamorfozës së plotë të rilindjes.
Miqtë e mi!
Parë në çdo aspekt, ky kongres ka fytyra njërën më të shëmtuar se tjetrën. Ai në fakt u mbyll edhe si kongresi i spiropalizimit të rilindjes.
Figura më fantazmagorike në 32 vite të politikës shqiptare, Zilie Pali, apo Zilie Gjoka u zgjodh kryetare e kuvendit të Shqipërisë.
Por dua të jemi të sinqertë dhe gjërat duhet ti shohim jo me pasion të madh politik se i kemi kundërshtarë, por fjalët që tha ai për deputetët e tij, ishin një kopje e zbutur e fjalëve të mia për ata deputetë.
Hajdutë, interesaxhi, antipopullor, dhe çdo epitet tjetër.
Sot kreu i narkosit gjeti të lavdërojë vetëm Vullnet Sinën se i ka dhënë dorëheqjen me probleme madhore me fshatarët e Gjormit dhe Labërisë, seç bën atje me gurore, ujëra etj. Kurse të tjerët i quajti minj portalesh, intrigantë, gjuhë nepërkash që ju mbetet jashtë.
I quajti dhe çfarë nuk i quajti or miq, dhe e dini se pse, se ata jo se nuk kanë mëkate, se janë mëkatarë të mëdhenj, por mëkati i tyre më i madh për Edi Ramën është se, ata nuk e mbrojtën Ramën dhe Olsin kur opozita i bëri radiografinë në parlament.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

