Berisha për herë të parë në SPAK, qytetari del me pankartë, "Rroftë Amerika", simpatizantja e gris!

23 Janar 2024, 12:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha për herë të parë në SPAK, qytetari del me
Ndërsa Sali Berisha ishte brenda në SPAK duke dhënë llogari për korrupsionin në aferën Partizani, një pankartë me mesazh kundër ish-kryeministrit është shfaqur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

‘Rroftë Amerika’ shkruhej në pankartën e qytetarit Sokol Sylisufaj, i cili nga makina bëri edhe thirrje për Altin Dumanin.

Altin Dumani nuk mundet me hy në tokë korrupsioni. Rroftë Amerika e dini ju. Rroftë Altin Dumani që ju sjell këtu, rroftë Amerika. Vetëm Amerika ju bie në dyer të SPAK-ut e Yuri Kim", tha ai. Por menjëherë pas kësaj ndërhyn një simpatizanete e Berishës, e cila  e gris parrullën: Rroftë Amerika!

Ndonëse në arrest shtëpie, dhe i ndaluar të flasë me këdo tjetër përvec se bashkëjetuesve, Berisha theu masën e sigurisë menjëherë pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, duke u ndalur të flasë para mediave, ndërsa sulmoi SPAK. I pyetur për këtë shkelje të masës, Berisha,tha se nuk do të pyes për vendimet staliniste kundër fjalës së lirë.

 

Po ndodh...

ide