Lëvizja e Salianjit brenda PD/ Berisha nis sulmet: Agjendë personale, mashtrim, i korruptuar në Kryesi, takim me njerëz që punuan për PS

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur ashpër ish-deputetit të tij Ervin Salianji pas takimit të këtij të fundit me strukturat e PD-së në Durrës, ku kërkoi rifreskimin e partisë.
Pjesëmarrja e lartë në atë takim bëri që Berisha ta cilësonte një axhendë personale të Salianjit, teksa kujtoi se ish-deputeti ka një zonë ku duhet të bëjë analizën. Ai tha gjithashtu i kujtoi Salianjit se nuk është i votuar si anëtar kryesie dhe se pjesëmarrësit në takimin e tij, ishin të pakënaqur që nuk u futën në listat për kandidatë për deputetë dhe njerëz që në fushatë kanë punuar për PS.
“Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore. Ju lutem korrigjojeni. Po, është një anëtar kryesie, i cili ka një axhendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf. Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha. Do të ketë axhendë personale, ta vazhdojë gjer në fund. Se çfarë ishte salla, atë e di unë. Me të pakënaqur që nuk ishin në listat për deputet dhe njerëz që në fushatë kanë punuar për PS. Të thuash si ai që demokratët nuk po pyeten, është mashtrim...”, tha Berisha mes të tjeravepara parlamentit.
Megjithatëse nuk iu përgjigj pyetjes nëse do ta përjashtonte Salianjin, Berisha nuk ia njohu kontributin për fitoren në Bashkinë e Kavajës dy vjet më parë.
“Ai është i ngarkuar, ka një zonë, ku duhet të bëjë analizën, ka marrë pjesë në analizë në atë zonë, është anëtar kryesie. Ai ka të drejtë të shtrojë çdo gjë në kryesi dhe çdo gjë në zonën ku është caktuar. Zgjedhja është thelbi i lirisë. Ai ka bërë atë zgjedhje, e gëzoftë zgjedhjen”, vijoi më tej Berisha.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

