Salianji nga burgu ngushëllon ish-kolegët që “përzuri” Berisha: Padrejtësitë janë baza për ringritje

13 Mars 2025, 16:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Salianji nga burgu ngushëllon ish-kolegët që

Nga burgu ku po kryen dënimin me një vit burg, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, si dhe për pakënaqësitë që kanë sjellë ato.

PD la jashtë listave emra të njohur demokratësh, madje edhe nga ata të cilët në procesin e “Primareve” rezultuan më të votuarit.

Por sipas Salianjit, tashmë çdo gjë është vulosur ndaj dhe demokratët duhet të shohin nga fitorja. Ai ngushëllon dhe shprehet se i kupton ata të cilët kanë shprehur pakënaqësi, por u thotë se padrejtësitë janë pjesë e politikës.

Reagimi i plotë i Salianjit:

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t'i japim një shans Shqipërisë

Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qëndrime, secili anëtar ka njerëzit e tij të preferuar, secili mund të bëjë listën e vet. Aq më tepër kjo në Partinë Demokrarike që ka shumë karaktere, ka debate, ka qëndrime, ndryshe nga kundërshtarët ku shumica kalon në një matricë nga ku dalin qoftë që mendojnë si kryetari.

Edhe unë, kam objeksionet e kontestimet e mia të cilave do u kisha qëndruar, nëse nuk do të isha izoluar përdhunshëm duke mu privuar liria fizike dhe pasioni i madh për politkën, shërbimin publik dhe marrëdheniet njerezore e miqësore duke më hequr mandatin dhe ndaluar 1 ditë para shpalljes se listave edhe mundësine për rikandidim.

Qëndrimet e mia per vlerësimet e kontributeve, sakrifikuesve, qëndrestarëve, dhe mbështetje personalaliteteve dhe njerëzve që janë kolona dhe energjia e demokratëve në qendër dhe bazë, do t'i kisha dhënë në mbledhjet e strukturave.

Distanca e izolimi nuk më pengon ama të jem empatik. Prandaj  duke uruar ekipn fitues të kandidatëve, sot jam dhe e ndjej dhimbjen dhe pafuqinë njësoj si shumë miq që kanë dhënë e japin shumë për PD, të cilët meritonin vleresim me të madh.

Jam me ta, e jam i bindur, dhe do doja që kjo fjalë nga qelia 6 të ishte ngushëllim e garanci; asnjë gram djersë e derdhur nuk do shkojë dëm, asnjë kontribut nuk zhbëhet, nuk zerohet. Politika është maratonë e momentet kur duket sikur je fundosur apo padrejtësia të ka vënë përfund, në fakt janë baza e fortë për forcim e ringritje. E kam provuar personalisht shumë herë e përherë jam ringritur më i fortë, betejat të forcojnë, askush nuk duhet të dorëzohet nëse do të ketë sukses.

Demokratët nuk harrojne sakrificat e askujt dhe busulla e tyre është më e sakta. Kjo është vetëm një etapë që u mbyll sot. Nga ky moment nuk na lejohet të shpenzojmë energji me brenga.

Duhet të gjithë bashkë të jemi motorrët e pandalshëm të fushatës. Me kreditet e me reputacionin e njerezve që kanë dhene pa marrë, te tregojmë që një Shqipëri më e mirë, normale, me sundim ligji, me meritokraci e barazi mundesish, me fokusin tek ekonomia dhe shqetësimet e hallet e çdo qytetari, është interesi që na udhëheq, e jo arritjet personale.

Lufta ndaj haremit të Gadaf Ramës dhe rrezimi i qeverise më të kriminalizuar dhe korruptuar ne historine e Shqipërisë, është mision kombetar. Kjo është më e madhe se secili nga ne, dhe një motivim i pashtershëm.

Bashkimi dhe lufta ndaj qeverise dhe mbeshtetja tek njeri-tjetri do e bëjë të mundur rotacionin jetik me 11 Maj.

Ju e dini mirë. Nëse do isha ne kushte te tjera do ju permendja me emer një për një e do ju çmoja nga fillimi në fund çdo kontribut. Sot ju dergoj perqafimet dhe ju them që ndjej siç ju ndjeni shansin e padhenë, mosrealizimin, ndalimin e një projekti apo aspirate. Por ketë herë duhet t'i japim mundesi Shqipërisë, me luftën për çdo votë për Partinë Demokratike dhe Opozitën.

 

Po ndodh...