
Listat/ Gazetari Dyrnjaja: PD e di që s’fiton, vrap kush të futet në listë të sigurt! Primaret ishin intrigë e gjallë! 25 partitë e e tjera nuk nxjerrin dot as 1 deputet

Analisti dhe gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar këtë të enjte në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, për të folur mbi listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me në krye Partinë Demokratike, si dhe Parisë Socialiste, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Për analistin Dyrnjaja, listat e mbyllura të Partisë Demokratike konformuan se servilizmi është instaluar si virtyt në selinë blu, si e vetmja mënyrë për t’u futur në parlament pa u lodhur.
“Kush të zërë vendin te lista e sigurt, se e dinë që nuk do i fitojnë zgjedhjet dhe kanë hallin të jenë brenda listës së sigurt. Këta të tjerët tani do përplasen me njëri-tjetrin për hall se kush do të dali dhe si do të dali.”
“Primaret ishin një intrigë e gjallë. Ishin një falsitet total. Njeri më i votuar në Kavajë iku, Jorida Tabaku iku, pavarësisht se vazhdojnë të qëndrojë për të qenë pak koherente dhe për të mos krijuar atë zhgënjimin e madh se jo çdo gjë lidhet me mandatin, Dash Sula iku. Në atë parti ka vetëm intriga për njerëzit rreth kryetarit dhe interesat e kryetarit që në këtë rast është Berisha.”
Dyrnjaja u shpreh i bindur se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e saj të katërt qeverisës më 11 maj, minimalisht me 71 mandate, numër dysheme për krijimin e qeverisë.
“Rama merr mandatin e katërt. Natyrisht nuk e di me sa, 90 deputetë, 85, por 71 besoj se ka të sigurt me këtë opozitë që e ka përballë.”
Për analistin, koalicioni i PD është “impotent” elektoralisht por edhe “shterpë” në vizion.
“Të 25-ta nuk e bëjnë dot një parti. Bashkë të 25-ta po t’i mbledhësh nuk e bëjnë dot një parti. Madje bashkë të 25-ta nuk e nxjerrin dot një deputet, as një deputet, e kam bindje këtë.”
“Partia Demokratike ka ardhur duke u rrudhur dhe kjo është meritë e dështimit të një politikani të vetëm që e ka pasur kontrollin e kësaj parti me dorë të fortë që quhet Sali Berisha. Ky njeri edhe pse ka sjellë PD në pushtet e ka dëmtuar atë afatgjatë. E ka dëmtuar, e ka shkretuar. Mendo që pas Berishës aty do të duket sikur do bjerë vdekja, s’ka më njeri. Pse? Sepse pret filizat e rinj. E “preu” Andi Mustafain edhe pse ai vazhdon të thotë që unë do vazhdoj këtu me ideale, për kontekstin familjar e të tjera.”

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128