Lamine Yamal futet në historinë e Champions League
13 March 2025, 16:25 / SPORT

Fitorja 3-1 kundër Benficës dhe kalimi në çerekfinalet e Champions nuk ishte me vlerë vetëm për Barcelonën, por edhe për talentin e saj, Lamine Yamal, i cili u fut në historinë e këtij kompeticioni.
Yamal ishte protagonist me asist te goli i parë i shënuar nga Raphinha në minutën e 11-të.
Spanjolli gjeti edhe vetë rrugën e rrjetës me një gol spektakolar nga jashtë zone.
17-vjeçari u bë futbollisti më i ri që shënon dhe asiston brenda një ndeshje në Champions League.
Tanimë në fazën e radhës Barça luan kundër Dortmundit dhe Lamine ka në dorë, ose thënë më mirë në këmbë, rekordet e reja. Duket se dekadat e ardhshme në futbollin evropian emri i tij ka për të sunduar.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

