Samiti i Komunitetit Politik Evropian mbahet në Tiranë, 15 dhe 16 maji vendosen ditë pushimi për administratën në 4 bashki

9 Prill 2025, 13:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Samiti i Komunitetit Politik Evropian mbahet në Tiranë, 15 dhe 16 maji

Këshilli i Ministrave caktoi sot datat 15 dhe 16 maj 2025 ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, me seli në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e të Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të shërbimit zjarrfikës dhe të punonjësve të sistemit shëndetësor.

Sipas vendimit të qeverisë, dita e punës e datave 15 dhe 16 maj 2025, për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore, do të zëvendësohet në ditët e pushimit brenda vitit 2025.

Tirana mikpret më 16 maj Samitin Komunitetit Politik Evropian (EPC) duke bërë bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish së bashku me krerët e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Një ditë para Samitit të Komunitetit Politik Europian në Shqipëri, liderët e Këshillit Europian dhe të Bashkimit Europian do të mblidhen në një darkë pune në Tiranë me udhëheqësit e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Po ndodh...