Shpërthen revolucioni Berisha&Bardhi, më shumë policë se sa protestues!

5 Shkurt 2024, 17:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Shpërthen revolucioni Berisha&Bardhi, më shumë policë se
Pak minuta përpara fillimit të seancës, deputetët e Rithemelimit së bashku me ata të grupimit të Gazment Bardhit, janë duke u shtyrë përpara derës së Kuvendit me punonjësit e Gardës së Republikës.

Ajo që ra në sy ishte humori dhe gallata që bënin deputetët me njëri-tjetrin.

Ndërkohë që para kamerave ata bëjnë sikur po zihen dhe sikur po luftojnë për demokratët dhe të drejtat e tyre, duke qenë për një kohë të gjatë live, e kanë humbur përqëndrimin dhe kanë dalë nga roli i seriozit, duke u kthyer në pamjet e tyre të vërteta.

Më shumë se sa një lëvizje serioze, kjo e Rithemelimit dhe e gazbardhëistëve i ngjan më shumë një revolucioni të gaztorëve.

Nga ana tjetër, ajo që bie në sy, është se Edi Rama është kujdesur për t’i dhënë rëndësinë e duhur “protestës” së “Rithemelimit” dhe lëvizjes Bardhi, duke e mbushur të gjithë territorin rrotull Kuvendin me policë dhe forca speciale.

Mirëpo, e ka tejkaluar planin e masave, sepse prezent më shumë janë policë se sa protestues.

Pavarësisht se Rama do t’u japë një dorë, duke i bërë të rëndësishëm, sërish demokratët i kanë bojkotuar dhe nuk i janë përgjigjur thirrjes së Flamur Nokës për të mbrojtur “dinjitetin” e Sali Berishës./Alfapress.al

 

Po ndodh...