Shqipëria Bëhet konfirmon publikisht: Deputetja jonë do të rreshtohet krah opozitës në Kuvend!

Sekretari i Përgjithshëm i partisë “Shqipëria bëhet”, Elton Laska, ka konfirmuar se deputetja e kësaj force politike do të pozicionohet përkrah Sali Berishës. Në një intervistë, Laska theksoi se statuti i partisë përcakton qartë identitetin e saj si një forcë e djathtë, e cila do të votojë kundër mazhorancës aktuale.
Edhe më herët, një tjetër përfaqësues i “Shqipëria bëhet”, Elvis Çela, kishte shprehur afërsinë që kjo parti e drejtuar nga Adriatik Lapaj ndjen ndaj Sali Berishës. Në një prononcim për Top Neës, Çela u shpreh se “Sali Berisha dhe Partia Demokratike përfaqësojnë simbolin e së djathtës shqiptare në modernizëm”.
"Ta ngrejmë kartonin për grabitjen e ujit në zonat malore, privatizimin e bregdetit. Ne jemi forcë e djathtë, e kemi të përcaktuar në statut. SHB është një lëvizje politike që i përket krahut të qendrës dhe qendrës së djathtë."-tha Lasku.
Deputetja e zgjedhur nga partia “Shqipëria Bëhet” është Ana Dajko, e cila hyn në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


