"Shtyllat kryesore, tradicionale të së djathtës", Pampuri: Ish të përndjekurit u lanë në harresë, tranzicioni duhet të marrë fund

Kandadatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Oriola Pampuri ka rikthyer në kujtesë edhe njëherë idealet politike mbi të cilat ngrihet e djathta.
Si kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Pampuri tregon se ajo përfaqëson idealet e lirisë, dinjitetit dhe drejtësisë, duke u angazhuar fort për kauzën e ish të përndjekurve politikë dhe të pronarëve.
Postimi i plotë:
Shtyllat kryesore, tradicionale të së djathtës, kanë qenë dhe jane ish të përndjekurit dhe pronaret.
Këta dy grupe janë simbolikisht dhe realisht baza më e fortë morale dhe sociale mbi të cilën duhej te ndertohej e djathta.
1. Ish të përndjekurit politikë:
• Ish-të burgosurit, të internuarit, dhe familjet e tyre, që vuajtën represionin e diktaturës komuniste;
• Kërkojnë drejtësi për krimet e komunizmit, rehabilitim moral dhe kompensim për vuajtjet.
• E konsiderojnë të djathtën si përfaqësuese të idealeve të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe antikomunizmit.
2. Pronarët dhe trashëgimtarët e tyre:
• Janë të interesuar për rikthimin ose kompensimin e pronave të tyre dhe shohin të djathtën si mbështetëse të së drejtës së pronës private.
Keto shtresa i japin të djathtës shqiptare një karakter të fortë antikomunist, pro-perëndimor (sidomos pro SHBA dhe BE) dhe konservator në vlera.
Ndërkohë në Shqipëri ish të përndjekurit u lanë në harresë, nuk u ndjenë të përfaqësuar, pasi ish prokurorë, ish funksionarë të regjimit komunist nuk u dënuan kurrë, madje i bënë karshillëk shtresës së ish të përndjekurve duke patur pozita të larta e të pacënuar në asnjë moment. Pronarëve nuk iu rikthyen pronat, madje me një ligj të posaçëm u bë dhe më anarshi me to.
Kjo ishte demokracia? Në 34 vite pamë të shpërblehen fëmijë, nipër e mbesa të ish funksionarëve në regjimin komunist, pronarët enden akoma gjyqeve për të drejtën e tyre themelore; pronat. Pa shkuar pronat tek pronarët e vërtetë ska integrim në BE.
Tranzicioni duhet të marrë fund, bashkë me të dhe pandëshkueshmëria, vetëm kështu na hapen dyert për në Bashkimin Europian.
Beso tek Shqiperia
Voto 4 Koalicioni Euroatlantik.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
