Si e mbështeste mashtruesja që zhvati 570 mijë euro Erion Veliajn në fushatë e tij të fundit?!

24 Maj 2023, 16:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Si e mbështeste mashtruesja që zhvati 570 mijë euro Erion Veliajn

Ditën e sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar "Last fraud", të zhvilluar nga strukturat hetimore DVP Tiranë, u arrestua shtetasja Milena Deraj (ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë), sepse mashtroi 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Gjithashtu, kjo shtetase ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.

Por ajo që bie në sy në rrjetet sociale të Milena Deraj është mbështetja e saj për kryebashkiakun e zgjedhur të Tiranës, Erion Veliajn.

Nga postimet e bëra publike Deraj fliste për një fitore të padiskutueshme të Erion Veliajt në Tiranë.

‘Na besoni votën tuaj, t’ju ofrojmë një kryeqytet më të mirë për ju dhe fëmijët tuaj’, shkruante Milena Deraj në 29 prill në rrjetet sociale.

Si e mbështeste mashtruesja që zhvati 570 mijë euro Erion Veliajn

Si e mbështeste mashtruesja që zhvati 570 mijë euro Erion Veliajn