Skandal i madh në tryezën e Berishës, Selami Jenisherit nuk i jepet fjala, largohet në mënyrë demonstrative

Njoftohemi se një skandal i konsiderueshëm ka ndodhur në tryezën e Sali Berishës "Zgjidhje për Shqipërinë", tryezë ku u mblodhën disa parti opozitare aleate të PD-së, figura nga shoqëria civile dhe njerëz me kontribut publik.
Një nga pjesëmarrësit e rëndësishëm të këtij takimi, Selami Jenishehri, kryetari i partisë së pensionistëve, edhe pse ishte ftuar zyrtarisht nga PD-ja, nuk është lejuar të flasë. Jenishehri ka kërkuar disa herë fjalën, për të dhënë edhe ai si gjithë pjesëmarrësit e tjerë, kontributin dhe mendimet për shpëtimin e vendit, por i është thënë se nuk mund ta marrë fjalën.
Menjëherë pas këtij refuzimi, censurimi dhe pas trajtimit si një manekinë pa të drejtë fjale, Jenishehri është larguar në mënyrë demonstrative nga mbledhja.
Kujtojmë që në këtë takim morën pjesë figura shumë të rëndësishme të djathta dhe konservatore, si Pastori Akil Pano, Kujtim Gjuzi, Fatmir Mediu, etj.
Po ndodh...
Fundi i liderit tregëtar, Rama!
ide
Ankthi i zbrazëtisë: pse liderët nuk ikin në Shqipëri
Morali im, ligji yt: anatomia e një pushteti pa kufij
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

