
Skema financiare e PD/ Kandidatët regjistrohen nën siglën e partive aleate për të siguruar fondet parlamentare, pa pasur deputetë në parlament

Kur Partia Demokratike dorëzoi listat zyrtare në KQZ, në dokumentin përkatës disa nga kandidatët e saj të listës së mbyllur figurojnë të regjistruar si përfaqësues të partive aleate.
Emrat
Dibër
Denisa Vata: Kryetare e degës së PD-së në Mat. Regjistruar si kandidate e Partisë Lëvizja Legalitetit (PLL).
Tiranë
Klevis Balliu: Shef Organizimi në PD dhe drejtues politik në Njësinë 3. Regjistruar si kandidat i Frymës së Re Demokratike (FRD).
Besart Xhaferri: Kryetar i FRPD-së. Regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar Demokrat (PBDK).
Shkodër
Greta Bardeli: Deputete aktuale e PD-së. Regjistruar si kandidate e Partisë Demokristiane (PDK).
Vlorë
Atird Hoxha: Kryetar i degës së PD-së në Vlorë. Regjistruar si kandidat i Partisë Balli Kombëtar (PBK).
Kush është qëllimi i skemës?
Këta kandidatë janë përfaqësues të PD-së: Greta Bardeli është deputete aktuale, Besart Xhaferri kryeson Forumin Rinor të partisë, ndërsa Klevis Balliu ka dalë nga primaret dhe është drejtues politik në Njësinë 4 të PD-së.
Manovra ka për qëllim përfitimin e fondeve publike të alokuara për partitë parlamentare. Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe këta individë do jenë deputetë, partitë që ata përfaqësojnë formalisht do të përfitojnë automatikisht fonde nga buxheti i qeverisë për partitë parlamentare.
Dokumenti

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128