Socialistët bien në vlerësimin për SPAK, demokratët rriten, pas arrestimit të Veliaj

5 Mars 2025, 22:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Socialistët bien në vlerësimin për SPAK, demokratët

Në pyetjen për vlerësimin e punës së SPAK, në analizën e të pyeturve sipas votës politike të 2021, krahasuar me të njëjtën analizë të bërë në matjet e muajit janar, duket qartë se tek votuesit socialistë ka rënë vlerësimi për SPAK me 7.6 pikë, ndërsa votuesit demokratë janë rritur me 28 pikë në vlerësimin për SPAK.

Ndërsa ata qytetarë që nuk e kanë identifikuar votën e tyre në 2021 kanë rritur vlerësimin për SPAK pas ngjarjeve të 2 javëve të fundit me 15.4 pikë.

Votuesit socialistë në janar të 2025 (para arrestimit të Erion Veliajt) ishin 82.5 % e tyre me vlerësim pozitiv për punën e SPAK, ndërkohë në matjet e fundit 15-25 shkurt 2025 janë 74,9 % e tyre (2 javë pas arrestimit të Veliajt).

Votuesit demokratë në janar 2025, ishin 43,8 % e tyre me vlerësim pozitiv për SPAK, sot në matjet e fundit janë 71,8 % e tyre.