Sot seancë plenare, interpelanca me kryeministrin Rama dhe disa ministra

Këtë të enjte në Kuvend do të zhvillohet seanca e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar disa interpelanca.
Fillimisht, do të mbahen dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, të kërkuara nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, si edhe nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Më pas, rendi i ditës parashikon një interpelancë me ministrin Lamallari. Gjithashtu, do të zhvillohen dy interpelanca dhe një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Shëndetësisë, Sala, dy interpelanca me ministrin Karakaçi, një interpelancë me ministren Kumbaro, si edhe një tjetër me ministrin Andis Salla.
Në mbështetje të urdhrit nr. 33, datë 19.5.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 14.5.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)
3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
6. Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Saimir Korreshi.
7. Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
8. Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
9. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
10. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
11. Interpelancë me Ministren e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
12. Interpelacë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
13. Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin “Porta e Alpeve””.
14. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
15. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2024, “Për burimet ujore”, të ndryshuar”.
16. Projektvendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, “Rregullorja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
17. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128