Sot skadon afati/ Ndoka zbulon si do të quhet koalicioni me Berishën

Ndonëse nuk kanë ende një negociatë përfundimtare për koalicionin në zgjedhjet e 14 majit, Nard Ndoka thotë se ai më shumë gjasë do të mbajë emrin e koalicionit të 6 marsit, ‘Shtëpia e Lirisë’.
“Koalicioni besoj do ketë emrin e 6 marsit, jemi edhe duke diskutuar, është një markë që u fut në treg. Ka një lloj hapësire për partitë e vogla, nuk shoh pengesa në hartimin e listave në total, gjithkush duhet të tolerojë pak nga vetja. Nuk jemi në kushte normale, opozita është e përjashtuar nga zgjedhjet. Kryeministri ka frikë nga vota e lirë.” u shpreh Ndoka.
Pjesë nga intervista:
Si është menduar siguria për të ruajtur votën?
Në kemi propozuesit tanë në komisione, kjo të jep edhe një lloj sigurie. Aty nuk shkohet për boks, shkohet për të kontrolluar sistemin.
E favorizon koalicionin fakti që PD mund të mos jetë në zgjedhje?
Pa diskutim që e favorizon të paktën ky numër komisionerësh I jepen opozitës në mënyrë automatike. Është një lojë e rrezikshme që Rama po luan.
Një tjetër cështje është financimi për fushatën si është menduar ?
Edhe ky është një problem më vete. Është absurde kur e mendon. Berisha kurrë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të një partie. Edhe vendimi i Apelit ishte një zvarritje dhe kjo është ndërhyrje e Ramës.
Financimi i fushatës do kryhet në bazë të ligjit. Përmes taksave merret edhe buxheti. Por cdo parti edhe përmes anëtarësisë apo sponsorëve mund ta realizojë një fushatë, se kjo është një fushatë minimaliste. Do ketë mënyra nga më të ndryshmet për të kaluar këtë pengesë.
-
Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS-së
15 Mars, 11:42
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

