SPAK bën bilancin: Deri tani janë bërë 115 kallëzime, nis hetimi për 35 raste të krimeve zgjedhore

SPAK bën me dije se në total kanë marrë 115 kallëzime, nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo të iniciuara nga vetë SPAK.
Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime.
Njoftimi i SPAK:
Mëposhtë do të gjeni të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.
Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:
Kallëzime nga subjekte politike
Referime nga Policia e Shtetit
Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Denoncime nga Platforma Online
Denoncime nga qytetarët
Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.
Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese
Janë regjistruar 35 procedime penale.
Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – dmth të iniciuara nga SPAK.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
