“SPAK ka kryer kontrolle tek banesat e disa biznesmenëve”/ Gazetarja: Ja çfarë ndodh pas vendimit të GJK

SPAK ka prova të reja dalë nga kontrollet e kryera në fund të muajit dhjetor dhe ditët e para të janarit 2026.
Gazetarja e News24, Klodiana Lala, tha se kontrolle u kryen në banesat e disa biznesmenëve të lidhur me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku.
Lala tha se një prej tyre është Arbër Abazi që është i lidhur dhe familjarisht pasi ka lidhje krushqie me Ballukun se bashkëjeton me kushërirën e saj.
“Sipas prokurorëve janë gjetur prova shtesë, përvec 60 mijë faqeve. Pra do të paraqesin prova të reja, nga momenti që u bë kërkesa deri në seancë. Se si do të ndikojë vendimi duhet parë dhe qëndrimi i SPAK”, tha Lala.
Klodiana Lala: Gjykata Kushtetuese, të mërkurën e ardhshme largohen për një aktivitet në Strasburg, nëse nuk e marrin të hënë e të martë, vendimi pritet pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.
Vendimi pritet me interes, ky vendim merr formën e ligjit, dhe do të shihet matja e forcës. A do të jenë gjyqtarët e pavarur nga politika dhe duhet parë nëse SPAK do të tërhiqet nga kërkesa për arrestimin e Ballukut.
Gjatë ditëve të fundit të dhjetorit dhe ditëve të para të janarit ka patur një sërë kontrollesh tek biznesmenë të ndryshëm përfshi Arbër Abazin që është i lidhur dhe familjarisht pasi ka lidhje krushqie me Ballukun se bashkëjeton me kushërirën e saj, sipas prokurorëve janë gjetur prova shtesë, përvec 60 mijë faqeve. Pra do të paraqesin prova të reja, nga momenti që u bë kërkesa deri në seancë.
Se si do të ndikojë vendimi duhet parë dhe qëndrimi i SPAK.
Nëse Balluku jep dorëheqjen, që unë mendoj se duhet ta bënte, gjithsesi vendimi i GJK do të japë dorëheqjen në cdo rast dhe do të përdoret si precedent. Për pretendimet për arrestim, duhet që Këshilli i Mandateve t’i hapë dritën jeshile, të shkojë në Kuvend dhe pasi ta miratojë autorizimin, SPAK duhet t’i drejtohet gjykatës dhe ta bindë po ka nevojë për një masë arresti. Cështja është nga momenti që është hequr pezullimi dhe është rikthyer në detyrë, deri në momentin që të ketë një masë të re, kush na jep garanci ku kanë shkuar taksat tona, cfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe, a kanë arritur prokurorët të hetojnë aktivitetin e zonjës Balluku, si e administron?
SPAK e ka ezauruar të gjithë rrugën e saj ligjore, arrestimi ishte guri i fundit. Nëse GJK e rrëzon vendimin, SPAK do të shikojë si do të vijojë tek Këshilli i Mandateve, nëse e le në fuqi pezullimin, duhet parë si do të jetë qëndrimi i SPAK.
Po ndodh...
Po të donte Sali Berisha, Edi Rama do të binte nesër!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


