SPAK kërkon burg për Kaprin/ Akuza për ish-kryebashkiakun e PD: Bllokim zgjedhjesh dhe abuzim me një tender

28 Nëntor 2023, 19:02 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK kërkon burg për Kaprin/ Akuza për ish-kryebashkiakun e PD:

SPAK ka vazhduar me hetimet ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri dhe ish zv-kryetarit të së njëjtës bashki Avdulla Cano të shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Sipas SPAK thuhet se ata duhet të shpallen fajtore dhe për këtë arsye ka dorëzuar në Apelin e Posaçëm kërkesën për dënimin e tyre jo vetëm me burg, por gjithashtu edhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike

SPAK i thotë Gjykatës së Apelit se ish-kryebashkiaku duhet dënuar me një vit burgim. Të njëjtën kërkesë për t’i cilësuar si fajtorë, SPAK e përsërit edhe ndaj ish-drejtoreshës Enkelejda Kllomollari, Nexhmi Korrën ish-koordinator i njësive administrative të dyshuar për shpërdorim detyre e shkelje të barazisë në tendera. Por, edhe ndaj punëtorëve të mirëmbajtjes në këtë bashki, Gurali dhe Safet Blaceri, njëri mirëmbajtës dhe tjetri hidraulik.

Të gjashtë, nën vështrimin e SPAK-ut, jo vetëm abuzuan gjatë vitit 2017 me një tender për dru zjarri me vlerë 9 milionë lekë, por në 28 qershor 2019 në tre shkolla dhe një kopsht janë kapur në flagrancë nga policia duke mbyllur me çelës tre shkolla  të miratuara si qendra votimi prej KQZ-së.
Manjola Kajana i thotë gjykatës se ish-kryetari i bashkisë kishte si qëllim të bllokonte zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

 

 

Po ndodh...

ide