SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës

29 Janar 2026, 16:29 / POLITIKË ALFA PRESS

SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Balluku rekurs

Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, numri dy i qeverisë ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, pasi me vendim GJKKO pasaporta e saj është e bllokuar.

Ndërkohë lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Masat ndaj Ballukut janë vendosur nga Prokuroria e Posaçme për shkak të akuzave të ngritura ndaj saj për dyshime mbi abuzime me vlerë miliona euro me tenderat publikë.

 

Po ndodh...

ide