Spartak Braho tregon se sa ministra bashkëpunëtorë të Sigurimit, ka patur Berisha në qeverinë e tij

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho thotë se Sali Berisha në qeverinë e parë kishte 9 ministra bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit.
Në një intervistë për Euronews Albania Braho nuk pranoi të jepte emra duke qenë se një pjesë e mirë e tyre nuk janë më pjesë e politikës.
Ai u shpreh se hapja masive e dosjeve ka qenë e vështirë për shkak të problematikës që ka procedura e bashkëpunëtorëve të sigurimit.
“Në 92 në qeverinë e parë të Berishës 9 nga ministrat kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, për emra mos më pyet se një pjesë nuk janë në politikë. Kjo ka qenë arsyeja pse shpesh kemi hezituar të hapim në mënyrë masive dosjet. Për problematikën që ka procedura e bashkëpunëtorëve të sigurimit dhe përmbajtja e punës së bërë me ata që konsideroheshin bashkëpunëtorë të sigurimit”, tha Braho.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


