
Sula nxjerr fustanin në Parlament: Ja ku shkuan paratë e taksapaguesve, Ajola e kishte për turp të vishej lirë


Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me shpenzimet luksoze të disa zyrtarëve dhe familjarëve të tyre. Në një reagim publik, ai ka ngritur akuza mbi mënyrën se si përdoren fondet publike, duke theksuar se disa bashkëshorte të politikanëve nuk ngurojnë të shpenzojnë mijëra euro për veshje dhe aksesorë të shtrenjtë.
Sula ka kërkuar nga SPAK që të mos fokusohet vetëm në rastin e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por edhe në çështje të tjera të ngjashme, si projektet 5D dhe përdorimin e fondeve publike. Deputeti e ka mbyllur fjalën me një mesazh të fortë, duke i bërë thirrje politikanëve që të ndalin abuzimet me paratë e qytetarëve.
Dashnor Sula: Ja ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve. Bëjnë shpenzime që ‘e kanë nga aktivitete e tyre, por nga aktiviteti publik i bashkëshortëve. Unë e di që shumë zonja nga mazhoranca mund ta veshin një fustan të tillë që kushton 45 mijë lekë të vjetra dhe s’e kanë për turp. Por, ka zonjë që konkurrojnë me koleget që të kenë vlera sa më të larta. Këto gratë e këtyre, e duan 2000-3000 euro dhe shumë e shumë çmime të tjera të larta. SPAK-ut i kërkoj që të mos merret vetëm me fustanet e bashkëshortes së Veliajt, por edhe me 5D e shumë të tjera. S’kishim dëgjuar kurrë që taksat e qytetarëve të Tiranës, t’i përdor kryebashkiaku me bandën kriminale.
Nuk ngopeni o njerëz, po ndaloni mo, lakuriq kemi ardhur, ashtu do ikim!

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128