Tabaku dhe deputetët demokratë takojnë ministrin e jashtëm grek Dendias

6 Dhjetor 2022, 14:44 / POLITIKË ALFA PRESS

Tabaku dhe deputetët demokratë takojnë ministrin e jashtëm

Kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku së bashku me dy deputetë të PD, Arbër Agalliu dhe Bledion Nallbati kanë pasur një takim me ministrin e jashtëm të Greqisë Dendias.

Takimi vjen në ditën kur Shqipëria mikpret Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor dhe ndërsa vendin e ka vizituar dhe shefi I qeverisë greke Micotaqis.

Gjatë diskutimit në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë duke pasur në vëmendje investimet e Greqisë në vend. Ndërkohë që deputetët demokratë kanë diskutuar në lidhje me pensionet e shqiptarëve që kanë punuar në Greqi.

Në fokus ka qenë çështja e integrimit Europian ku deputetët demokratë vlerësuan ndihmën e Greqisë në procesin e integrimit. Deputetja e PD vlerësoi ndihmën e Greqisë në çështjen e Kosovës dhe rrugëtimin e saj në naëtarësimin në institucionet multinacionale, sigurisht me qellimin final njohjen e plote te Kosoves dhe avancimin ne proceset integruese.

Ministri i jashtëm grek Dendias u shpreh i kënaqur nga raportet që kanë vendet me njëri tjetrin dhe që ndajnë vlera të përbashkëta. Ai shprehu mbështetjen për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe theksoi rëndësinë e integrimit Europian.

 

Po ndodh...