Tabaku: Procesi i integrimit rrezikon të kthehet në nul

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për integrimin në BE dhe për disa cështje për të cilat është e shqetësuar dhe pretendon se procesi rrezikon të kthehet në nul.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Tabaku thotë se arsyeja përse cdo përpjekje mund të shkojë dëm është iniciativa e fundit për pasaportat që pretendon se do të kthehet në problem.
“Standartet dhe vlerat e BE nuk mund të jenë për shitje! Shqipëria pas një përpjekje të gjatë 30 vjeçare nisi segmentin e fundit të procesit të integrimit përmes hapjes së dritares së negociatave. Normalisht kjo duhet të shënonte dhe fundin e procesit të integrimit
Një proces tejet delikat për nga natyra aq sa edhe kryeministri u detyrua të ndërronte drejtim dhe të risillte në jetë Ministrinë e Integrimit qoftë edhe si emër! Kjo duhet të kthehej në një prioritet kombëtar, ku çdo ligj iniciativë dhe çdo përpjekje të ishte në funksion e shërbim të këtij procesi!
Por e gjitha gjithë rrezikon të kthehet në nul. Arsyeja është iniciativa e fundit, dhe jo vetëm, për shitjen e nënshtetësisë të ashtuquajturën pasaporta të florinjta! Kjo përveçse një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht dhe ne problem për sigurinë por dhe për pastrimin e parave.
Së bashku me amnistinë fiskale rrezikojnë të kthejnë Shqipërinë në një vend ky pastrimi i parave do të zyrtarizohet me ligj. Kjo se pari tregoj dështimin e politikave ekonomike, menaxhimit buxhetor por dhe varfërinë e strategjive për tërheqjen e investimeve të huaja si dhe kapitalit vendas. Në kohë krize, rritje çmimesh e inflacioni, rënie konsumi e rritje te varfërisë politikët duhet te jene në shërbim te shumicës.
Sot e gjithë politika duhet të diskutojë për një strategji kombëtare për zhvillim e integrim, për politika për të diversifikuar energjinë, si mund të mbështesim turizmin e bujqësinë dhe jo si të tërheqim kapital e aseteve ta vendosura në mënyrë kriminale e korruptive që cenojnë stabilitetin por dhe të ardhmen.
Kush dyshon mjafton të lexojë prononcimin e delegacionit të BE për Reporter. Më tej të shohë se si raportet e BE kanë kërcënuar qeverinë për këto hapa anormalë. Askush nga shqiptarët nuk do të tregtojë lirinë e tij për të udhëtuar pa viza në BE në këmbim të një ligji që pastron paratë e pista të atyre që nënshtetësinë tonë e kërkojnë sepse na mendojnë një lavatriçe e madhe apo një trampolinë për në BE”, shkroi Tabaku.
Po ndodh...
ide
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
Gen Z
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


