Takim me diasporën në Parma, Berisha: Ra Tirana, ikën dhe Edi Rama si Gadafi e Asadi

Takimi në Parma u shfrytëzua nga Sali Berisha për të informuar diasporën se PD-ja nuk është më një derë e zezë për ndërkombëtarët dhe kartën më të fortë kishte kontratën me një prej organizatorëve të fushatës së Donald Trump.
Duke i kthyer përgjigje socialistëve që e kanë konsideruar LaCivitan si një lobist të paguar nga PD, Berisha i bëri një premtim të hapur Edi Ramës për fatin që do të ketë për paratë që ka shpenzuar me amerikanin McGonigal: “Hija e McGonigal do të të përndjekë deri në ditën e fundit të jetës tënde”.
Lajmi tjetër që përcolli Berisha ishte arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, ku rënien në burg të Erion Veliajt e konsideroi si rrëzimin e pushtetit në kryeqytet, duke e lidhur me fatin e Edi Ramës me diktatorët në Libi e Siri: “Ra Tripoli, iku Gadafi; Ra Damasku, iku Asadi; Ra Tirana, ikën Edi Rama”.
Por, Shqipëria nuk është Libi apo Siri dhe kundërshtarin politik duhet ta rrëzojë me votë. Për këtë, Berisha kërkoi mbështetjen e diasporës e cila me numrat në sallë duket se surprizoi edhe vetë Berishën. Ndaj, për ta kishte një kërkesë konkrete dhe disa premtime të hapura: “Miq, vota juaj më 11 maj nuk është vetëm një votë për shpëtimin e Shqipërisë, është një votë për transformimin e Shqipërisë. Partia Demokratike angazhohet për një transformim rrënjësor të shpejtë”.
Mes ovacioneve të mbështetësve të tij, Berisha gjeti një mënyrë për t’i shprehur edhe falenderimin shtetit italin për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë që nga dita e parë e rënies së komunizmit: “E viva l’Italia!”./A2 Televizion
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


