Takimi me fermerët në Lushnjë, Balluku shfaqet me Ramën: Diskutuam për planin e ri për këtë sektor

11 Prill 2026, 17:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Takimi me fermerët në Lushnjë, Balluku shfaqet me Ramën:

Ish-zv.kryeministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku së bashku me kryeministrin Edi Rama, kanë zhvilluar një takim me fermërët e Lushnjës, në lidhje me problemet që has ky sektor.

Në një postim në Facebook, Balluku shkruan se gjatë takimit me fermerët u diskutua për planin e ri të investimeve në bujqësi dhe mbështetjen e këtij sektori.

Ndërsa më tej, drejtuesja politike e PS thekson se programi i ri “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, vjen si një instrument risi për çdo fermer që planifikon dhe kërkon të rritet dhe zhvillohet në sektorin e prodhimit.

Postimi i plotë i Ballukut:

Në zemër të Myzeqesë, së bashku me Kryeministrin, Edi Rama në një takim me fermerë të #Krutjes dhe #Lushnjes për planin e ri të investimeve në bujqësi dhe mbështetjen e sektorit, duke pasur në vëmendje çdo fermer.

Programi i ri “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, vjen si një instrument risi për çdo fermer që planifikon dhe kërkon të rritet dhe zhvillohet në sektorin e prodhimit.

Puna dhe sakrifica e tyre meriton dhe do të ketë mbështetje maksimale.

Po ndodh...

ide