Të bashkuar në parlament, por jo në terren/ Hipokrizia e grupit Bardhi-Berisha
Zhvillimet politike sot kanë marrë një tjetër trajtë pasi Gaz Bardhi bashkë me disa deputetë i janë bashkuar si shtojcë rithemelimit.
Ky grup i përbërë nga disa deputetë mori pjesë në një tryezë, bashkë me grupin e deputetëve të Berishën.
Pasi nuk lanë gjë pa thënë dhe duke deklaruar se PD-së, nuk i duhet një Non-Grata, deputetët e penduar zgjodhën Berishën, duke mos dhënë asnjë shpjegim se pse ata e votuan përjashtimin e Berishës një vit më parë nga PD.
Të dy palët e quajtën këtë akt politik dhe harruan të gjitha akuzat për njëri-tjetrin.
Madje akuzat e ndërsjellta dhe të forta Bardhi-Berisha kaluan me një buzëqeshje, duke nënkuptuar dy skenarë ose skenarin qe Gaz Bardhi apo Sali Berisha nuk janë të vërtetë, ose njëri ose të dy palët bënë sikur e falën çdo akuzë.
Por duket se ky bashkim nuk ka pasur të njëjtin efekt në terrenin e vërtetë politik, dje gjatë prezantimit të kandidatit të Bashkisë Kukës, asnjë nga grupi i deputetëve të pënduar nuk mori pjesë.
As Gaz Bardhi, por as vetë deputeti i Kukësit Flamur Hoxha, i cili merr pjesë në tryezat e Tiranë, por si bie ndërmend ose e ka harruar se ku u zgjodh deputet.
Atëhere lindin pikëpyetjet e mëdha se ky bashkim nuk bëhet për hir të demokratëve, por bëhet për interesa te vogla listash.
Pra si përfundim në logjikën e opinionin public, bashkimi Bardhi-Berisha nuk ka ngjitur aspak në terren, por mbetet një makiazh ose marrëveshje e rëndomtë listash që bëhen në Tiranë. /Alfapress.al
Argita Malltezi Berisha, "goca e FAMILJES"
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128