“Të mbledhin plaçkat”, Rama paralajmëron inspektorët e bashkive dhe IKMT: Do të përballen me situata të papëlqyeshme

4 Korrik 2025, 15:29 / POLITIKË ALFA PRESS
“Të mbledhin plaçkat”, Rama paralajmëron

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha ata që kanë zënë hapësirat publike për parkime kundrejt pagesës “të mbledhin plaçkat”.

U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll”, tha Rama.

Ai paralajmëroi inspektorët e Bashkive dhe të IKMT-së që të mos mbyllin sytë përpara këtyre paligjshmërive.

Edi Rama: Në 2 javëshin e dytë të korrikut do të vazhdojmë për tu mos u ndaluar më me të gjitha forcat e ligjit, inspektoriatet, policia bashkiake dhe të shtetit, për ta ngritur njëherë e mirë në hava shtëpinë tonë të përbashkët.

U bëj thirrje të gjithë atyre që janë keqkuptuar apo që fatkeqësisht ia kanë dalë të bëjnë para e fitime në dëm të komunitetit, të mbledhin plaçkat, boll është boll.

Arsyet më kanë bërë të jem pranë Tiranës, marr mesazhe e ankesa, e kam shumë të fortë detyrimin që në Tiranë, Vlorë e Durrës, ku kam marrë mbështetje edhe personalisht të jem gati për t’u dhënë përgjigjen që kërkojnë, është përgjigje e interesit komunitar të përbashkët.

Inspektorët e Bashkive dhe IKMT të vrapojnë shumë këto javë, që të mos përballen me faktet e syve të tyre të mbyllur, që do i çojë në situata të papëlqyeshme, dhe policia e shtetit të rrisë vigjilencë për ndërtime pa leje.

Po ndodh...

ide