Të sapokthyer nga Washingtoni, Bardhi dhe Çupi i bashkohen Sali Berishës

Më shumë se sa një protestë kundër Edi Ramës dhe qeverisë, kjo e sotmja ishte kundër vizitës së Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë në SHBA.
Dhe, me sa duket, qëllimi ‘djallëzor’ i Sali Berishës, nëpërmjet zëvendësit të tij Flamur Noka, u arrit.
Bardhi e pranoi poshtërimin dhe e hëngri turpin me bukë.
I vënë përballë faktit të kryer, ai u detyrua të shndërrohej sot në agresiv dhe në protagonist së bashku me deputeten tjetër që e shoqëroi në vizitën në SHBA, Dhurata Çupi.
Të gjendur përpara faktit të kryer, ata iu bashkëngjitën protestës së Sali Berishës, një politikani të dizenjuar “Non grata” nga SHBA dhe për të cilin morën qëndrime të qarta se nuk ka ndryshim poziioni dhe nuk ka bashkëpunim me të.
Kush pati dilema se Bardhi do kthehej me porosi nga SHBA për Sali Berishën dhe grupin e tij, sot e pa me sytë e tij se ai është i pafuqishëm për ta ndryshuar aksionin e Berishës, ndaj është i detyruar të luajë “vallen” të cilën e nisi si lojë në fillim, por, me sa duket, do t’i kushtojë karrierën politike, ende pa e nisur mirë ata.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



