“Tentativë për të rrëmbyer mandatin e partisë Mundësia”, Agron Shehaj reagon për kërkesën e PD për rinumërim në Tiranë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ndërhyri në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për pretendimet e PD për rinumërim në Tiranë për votat e pavlefshme. Shehaj nuk u shpreh kundër, madje tha se nëse ndodh rinumërimi diferenca e votave do të thellohet. Por ai tha se PD në vend që të merret me farsën zgjedhore, do që të gjejë mënyrën si të tjetërsojë vullnetin e votuesve duke i marrë mandatin partisë Mundësia.
“Kjo është një tentativë për të rrëmbyer mandatin e partisë Mundësia. Gënjeshtra e parë, nuk janë 100 vota por mbi 1200 vota, që do të duheshin PD për të na rrëmbyer mandatin dhe duhet të dalin nga rinumërimi. Kanë kërkuar rinumërim për votat e pavlefshme. Le ta bëjnë, ne kemi monitoruar të gjithë procesin, kemi parë edhe videot, po i kontrollojmë dhe diferenca e votave me procesverbalet është shumë e vogël. Pjesa më e madhe e shkeljeve janë vota të pavlefshme që i janë quajtur PD. Nëse ndodh rinumërimi diferenca e votave do të thellohet.
Të gjithë e dinë shumë mirë, që në mënyrë të ligjshme është e pamundur të marrin mandatin e partisë Mundësia.
Ajo që bën përshtypje, ndërkohë që flitet për farsën elektorale dhe kapjen, apo manipulimin e procesit zgjedhor, në vend të merren me atë, duan të gjejnë mënyrën si të tjetërsojnë vullnetin e votuesve duke i marrë mandatin partisë Mundësia”- tha Shehaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



