"Tepsi, timon dhe…”, Rama-opozitës: Nuk dinë çfarë është tallavaja...

24 Prill 2025, 09:02 / POLITIKË ALFA PRESS

"Tepsi, timon dhe…”, Rama-opozitës: Nuk dinë

Kryeministri Edi Rama ka nisur edhe sot komunikimin me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.

Thonë Rama bën fushatë me timon, tepsi, e tani me pasaportat.

Reformën në drejtësi e bëri timoni sepse nuëse nuk do të ishim forca e vetme në qeveri me vendosmëri nuk do të bëhej, sepse palët e tjera nuk e duan atë që po ndodh me drejtësinë.

Thonë pastaj gjysma e qeverisë është në burg. Kjo nuk është e vërtetë. Pastaj ata që kanë probleme me drejtësinë janë anëtarë kabinetesh të mandateve të mëparshme, rëndësi ka fakti që ne jemi në mbështetje të procesit, nuk i vëmë pushtetin politik si karrocën para kalit drejtësisë.

Thonë fushata e PS është tallava e tallje. Si është e mundur? Këta nuk dinë çfarë është tallavaja, janë përbuzës të kulturës shqiptare”, tha ai.

 

Po ndodh...

ide