“Tha se hyri i pasur në politikë”/ Hoxha: Si e bëri milionin e parë Ahmetaj

21 Mars 2023, 15:38 / POLITIKË ALFA PRESS

“Tha se hyri i pasur në politikë”/ Hoxha: Si e bëri

Gazetari Poli Hoxha ishte i ftuar këtë të martë në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Euronews Albania, ku foli në lidhje me ngritjen e akuzës zyrtare nga SPAK për ish-zv. kryeministrin Arben Ahmetaj.

Hoxha tha se hetuesit kanë futur në sitë të gjithë pasurinë e Ahmetaj dhe deklarimet e bëra prej tij ndër vite.

Gazetari risolli dhe në vëmendje deklaratën e ish-zv. kryeministrit se ai “ka hyrë në politikë i pasur”.

Hoxha tha se Ahmetaj milionin e parë e ka bërë përmes kompanisë Hermes, për të cilën u hetua në lidhje me impulset telefonike.

“Në dijeninë time zotit Ahmetaj i është marrë komplet gjithë dokumentacioni ndër vite i deklarimit të pasurisë. I është identifikuar pasuria vetjake që unë kam hyrë në politikë i pasur, me historinë që ka pasur me firmën Hermes. U hetua, iku në Rumani atëherë, u rikthye në 2005-ën, kandidoi për deputet në njësinë numër 7 të Tiranës.

Domethënë milionin e parë, që thueht mos më puesni për milionin e parë, ai e ka kopsitur me çështjen e impulsive të Telekomit dhe kompanisë së famshme Hermes”, tha Hoxha.

 

Po ndodh...