“Thashë se do e merrje në telefon”/ Adriatik Lapaj flet për lidhjen me George Soros: Nuk më përndjek, hajde ta…

12 Shtator 2024, 14:25 / POLITIKË ALFA PRESS
“Thashë se do e merrje në telefon”/ Adriatik Lapaj flet

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” të moderatores Sidorela Gjoni në Top Channel.

Lapaj u ngacmua nga moderatorja Gjoni për lidhjen me biznesmenin George Soros, për zërat që qarkullojnë se ai financohet nga Soros.

Nuk më përndjek, hajde ta marrim…”, filloi të thotë Lapaj, ndërsa moderatorja shtoi, “thashë se do e merrje në telefon. E njeh të birin?”.

Nuk e kam takuar kurrë në jetë, as at ëas të birin, është në Shqipëri i mbivlerësuar. Ka ardhur në Shqipëri kur Berisha ishte Presidenti i vendit. Në atë kohë ka qenë dhe furia e projekteve që ai kishte në vend. Zotëria është mik i kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë, po  të më kërkonte të më takonte do e takoja. Nëse gjejnë që Shqipëria Bëhet financohet nga ndonjë ambasadë, po e gjetën që kemi marrë një cent nga zotëria, unë tërhiqem nga politika pa hyrë akoma,” tha Lapaj.

Po ndodh...

ide