Tifoz apo kryekomisioner i KQZ?

Dita e djeshme ka qenë me një interes të lartë politik, pasi kryekomisioneri Ilirjan Celibashit nuk pranoi regjistrimin e PD në zgjedhje.
Ky i fundit mori një vendim me argumentimin e njëjtë se dokumentacionet nuk janë të plota.
Pak orë më vonë në KAS u depozitua një ankimim ku konstatoheshin, shkleljet e KQZ dhe se ishte e qartë se pala Alibeaj ka dorëzuar dokumentacionet dhe bazën e nevojshme ligjore.
Për ata që se njohin, Celibashi ka shërbyer për disa kohë si ministër i Ramës, madje ka bekimin e tij në krye të KQZ.
Nëse grupi Alibeajt qënka i shitur te Rama, pse Celibashi i Ramës shfaqet si tifoz i Berishës?
A ka vertëtim më të madh se trekëndëshi funksionon dhe se trekëndëshi la jashtë zgjedhjeve dhe PD-në zyrtare.
Vetë Celibashi e pohoi se në sytë e tij kryetar është Berisha, duke mos e përdorur fare bagazhin dhe eksperiencën si
gjyqtar, por duke pohuar vetëm një lloj tifozlliku të fshehtë.
Çfarë pune ka një komisionier i cili duhet të jetë i ftohtë përballë forcave politike, që jep opinione dhe mban krah në një konflikt të brendshëm të një partie poltike?!
Dhe pse e pohon se ligjërisht PD drejtohet nga Alibeaj, duke pranuar dhe dokumentacionet zyrtare me firmën e këtij të fundit. Por përsëri Celibashi zgjodhi të ndjekë me korrektësi zbatimin e mendimit personal.
Trekëndëshi siç duket po fillon të përdorë dhë forcën e ligjit për pengimin dhe progresin e një Partie Demokratike Pro-Amerikane.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
