Tubimi i PD përpara Parlamentit, zbulohet itinerari. Berisha mbledh sot Këshillin Kombëtar në 9.30

Opozita ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme, e cila do të mbahet përpara Kuvendit, ndërkohë që brenda në godinë do të zhvillohet seanca e radhës.
Ditën e sotme në orën 09:30 është njoftuar një mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD.
Pas përfundimit të mbledhjes, është bërë me dije se protestuesit pasi të jenë organizuar para selisë, do të marshojnë drejt Parlamentit së bashku me kreun e demokratëve, Sali Berishën.
Kujtojmë se gjatë fjalimeve të tij, kryedemokrati Berisha e ka quajtur protestën si një ditë prove.
“Është një ditë prove, prove e fortë”, ka thënë ai, duke shtuar: “Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, RamaGonigali hyn në parlament. A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja e kryeministrit si RamGonigali? Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer brenda dhe jashtë parlamentit, i bëj thirrje cilitdo, që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë. RamëGonigali nuk duhet të hyjë në parlament. Edhe po hyri, duhet të mbetet nën presionin e tmerrshëm të revolucionit aty ku është, brenda Parlamentit”, është shprehur ndër të tjera Berisha.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

