Tullumbacja me oksid azoti që po rrezikon të rinjtë, Balla jep lajmin: Policia ka ndaluar disa persona që sjellin ilegalisht substancën në Shqipëri

Policia e Shtetit ka ndaluar disa persona të përfshirë në futjen e paligjshme të një substance të rrezikshme, si tullumbacja me oksid azoti në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Ministri theksoi se disa persona janë ndaluar nga policia.
Reagim i Balles:
???????? Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tullumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kesaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore). Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
