
U kallëzua për shpifje nga Edmond Sula, GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Gazment Bardhin, në lidhje me nje kallezim të bërë për shpifje nga Edmond Sula, ish drejtuesi i Policisë së Shkodrës.
Avokati i tij, Marash Logu në një komunikim për mediat tha se gjykata iu referua ligjit dhe provave, duke provuar që Gazment Bardhi as nuk shpif dhe as fyen, por i referohet dokumenteve zyrtare.
“SPAK me shkresë zyrtare konfirmoi që të gjitha deklarimet e Bardhit kanë qenë të sakta dhe të vërteta dhe Bardhi i ishte referuar vetëm materialeve zyrtare që përmban procedimi penal 9 i vitit 2023. SPAK konfirmoi se ato biseda ekzistojnë dhe nga ana e prokurorisë po kryhen hetime të thelluara. Ndihemi të keqardhur që Prokurori çështjes doli kundër qëndrimit zyrtar të Altin Dumanit. Fatmirësisht gjykata iu referua ligjit dhe provave dhe vendosi të deklarojë të pafajshëm Bardhin, duke provuar që ai as nuk shpif dhe as fyen, por i referohet dokumenteve zyrtare”, tha avokati.
Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet skyecc të pohuara nga deputeti Bardhi.
SPAK ka konfirmuar se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.
Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128