“U shkarkua nga Osmani”, Çollaku për emrin e propozuar nga Rama si drejtuese e SHISH: Provokim i panevojshëm ndaj Kosovës!

17 Mars 2023, 17:38 / POLITIKË ALFA PRESS

“U shkarkua nga Osmani”, Çollaku për emrin e propozuar

Deputeti Kreshnik Çollaku ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar sot se kryeministri Rama i ka propozuar kreut të shtetit Bajram Begaj emrin e ri për kreun e SHISH.

Ai ka deklaruar se zonja e propozuar për këtë post, më parë ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së AKI (Shërbimit të Inteligjencës së Kosovës), por se është shkarkuar nga kjo detyrë nga presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Çollaku tha se e sheh si provokim ndaj institucioneve të Kosovës që një drejtuese e shkarkuar nga qeveria në detyrë, të propozohet për emërim në po të njejtën fushë në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Provokim i panevojshem ndaj Kosoves.

Nga mediat mesova se kryeministri Rama ka propozuar presidentit Begaj znj Vlora Hyseni si kandidate per kreun e SHISH.

Eshte hera e pare qe e degjoj emrin e znj Hyseni dhe nuk kam asnje njohje per cilesine dhe aftesine e saj ne krye te kesaj detyre.

Cfare me ben pershtypje eshte fakti se znj Hyseni ka mbajtur per nje periudhe kohe pozicionin e nen drejtores se AKI (sherbimit inteligjent Kosove) dhe eshte shkarkuar nga aty nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Nuk njoh asnje nga arsyet e ketij shkarkimi,por me duket e pazakonte qe nje zyrtar te shkarkuar nga insititucionet e Kosoves (ne fushen e inteligjences) te emrohet po ne kete fushe nga Shqiperia.

Marredheniet midis Shqiperise e Kosoves jane vellazerore e duhet te shkojne drejt funksionimit te perbashket.
Ky rast me duket nje provokim i panevojshem nga Shqiperia karshi institucioneve te Kosoves.

Eshte jashte cdo aryese qe kjo te ndodhe.
Midis institucioneve te dy vendeve tona duhet sa me shume bashkepunim e bashkerendim,ndersa gjeste te tilla stimulojne konflikt te panevojshem dhe te demshem.

Une nuk e kuptoj kete sjellje te kryeminsitrit por mbetem me shprese se Presidenti Begaj nuk do te lejoje krijimin e nje klime te panevojshme e te demshme provokimi,mosbesimi e mosbashkepunimi midis institucioneve te Republikes se Kosoves dhe te Republikes se Shqiperise.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128