Urdhër-arrestet e SPAK/ Berisha: Po mbrohet Rama nga afera, dënohen vetëm disa punonjës

Kryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit Sali Berisha ka reaguar për aferën e inceneratorit të Fierit duke thënë se urdhër arrestet e nxjerra nga SPAK janë bërë për disa punonjës thjesht për të mbrojtur kryeministrin dhe disa mbështetës të tij. Sipas Berishës SPAK po bën gjithçka për të mbyllur aferën e djegësave, për t’ua shitur shqiptarëve si aferë e disa punonjësve.
Deklarata e Berishës
“SKAP i partisë po bën gjithçka për të mbyllur aferën e djegësave, për t’ua shitur shqiptarëve si aferë e disa punonjësve të kësaj sipërmarrje gjigande krimi ekonomik të Ramës, Agaçit, Ahmetit, Veliajt dhe Lefter Kokës. Gjithçka, çdo hap që bëhet, bëhet me qëllimin e vetëm për të mbrojtur Ramën nga krimi që ka kryer. Inceneratorët janë sipërmarrje direkte e Ramës, Agaçit, Ahmetit, Veliajt dhe Lefter Kokës. Janë sepse Edi Rama për të mbushur thasët me euro, për të përvetësuar së bashku me grupin e tij mafioz të përbërë nga personat që numërova, pranoi të firmosë në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, në kundërshtim flagrant me qëndrimin e autoritetit kombëtar të prokurimeve publike, i cili i thotë me shkresë që procedura “negociatë e mbyllur” nuk ekziston në ligjin shqiptar, ekziston vetëm në kodet e mafies”, tha Berisha.
Sipas tij “Pavarësisht nga kjo shkresë pangopshmëria për vjedhje e shtyn kryeministrin e vendit të firmosë fap fap fap. SKAP i partisë përpiqet të mbulojë këtë krim të shëmtuar të Ramës, Ahmetit, Agaçit, Veliajt, përpiqet ta mbulojë, por nuk e mbulon dot se përveç firmës anti-ligjore që Rama vendosi për ndërmarrjet e tij, ai vendosi së bashku me Agaçin dhe Ahmetin të fusë duart e tij të zeza në fondin rezervë të KM dhe të transferojë para në ministrinë e Mjedisit për inceneratorin. Rama është përgjegjësi kryesor sepse ka pranuar të firmosë një kontratë për veten e tij që nuk ekziston”.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


